VIDEO/ Kampionati “5vs5” në futboll, ABC debuton me fitore të thellë

schedule22:07 - 28 Nëntor, 2020

schedule 22:07 - 28 Nëntor, 2020

Ka filluar mbrëmjen e sotme aventura e ekipit të ABC-së në kampionatin 5vs5, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Ndeshja e parë ishte kundra TIBO-s, e cila përfundoi në shifrat 9-2. Sfida u zhvilluar në kryeqytet u dominua gjatë gjithë kohës nga djemtë e ABC-së, të cilët treguan se nuk kanë ardhur vetëm për të marrë pjesë në këtë kompeticion.

Një fitore e merituar për ABC-në, që pjesën e parë e mbylli me rezultatin 5-0 dhe më pas lëshoi disi, duke bërë edhe zëvendësime.

Një ulje ritmi e përkohshme, pasi më pas shënuan edhe katër gola të tjerë, kundrejt dy të skuadrës rivale. Javën e ardhshme ekipi i ABC do të përballet me ekipin e Çamërisë. /abcnews.al

https://streamable.com/davtl3