Prishtina ka arritur të fitojë me lehtësi ndaj Besës sot në transfertë në ndeshjen e javës së 15 të IPKO Superligës së Kosovës. Një gol për çdo pjesë i mjaftuan skuadrës së Zekirija Ramadanit, që vinte si favorite absolute në këtë ndeshje.
https://streamable.com/al7t0j
Goli i parë erdhi në minutën e 31-të me Endrit Krasniqin, i cili e pati të lehtë të shënonte pas një pasimi në zemër të zonës nga shokët e tij. Pjesa e parë u mbyll në avantazh minimal të kryeqytetasve, teksa në të dytën një tjetër gol do të vuloste shifrat në 0-2.
https://streamable.com/ztn6f7
Rrjeta e dytë erdhi në minutën e 66-të dhe shënues ishte Leotrim Kryeziu. Me këtë fitore Prishtina ngjitet përkohësisht në vendin e tretë në kuotën e 24 pikëve, me një ndeshje dhe një pikë më shumë se Gjilani i vendit të katërt. /abcnews.al