Gjalica është mali më i lartë i rrethit Kukës, 2489m mbi nivelin e detit. I njohur si ‘Ballkoni i Veriut’, ky ishte edhe destinacioni i zgjedhur nga “Nuk është karantinë” për të ngritur flamurin shqiptar sot, më 28 Nëntor.
Mes grupit të alpinistëve, ishte edhe një djalë 11-vjeçar rus, i cili kishte tre vite që jetonte në Durrës.
Arseni dinte katër gjuhë të huaja, mes tyre edhe shqipen. Ndër të tjera, vogëlushi ka treguar edhe arsyet pse ka zgjedhur të jetojë në Shqipëri.
“Unë di katër gjuhë të huaja. Gjuha ime amtare është rusishtja. Jam 11-vjeç dhe jam këtu prej 3 vitesh. Jetoj në Durrës dhe bëj shkollën. Kam probleme me gramatikën. Vij nga një qytet i vogël i Rusisë me 1 milionë banorë. Për Rusinë është i vogël.
Kam ardhur këtu sepse këtu është shumë më bukur, ka ushqim më të shëndetëshëm, gjuha e bukur”, u shpreh Arseni. l.k/abcnews.al