Është ekzetuar mesditën e sotme në fshatin Mushan të Shkodrës, Ridvan Ramazani. Mësohet se 46-vjeçari është gjetur i vrarë brenda makinës së tij tip “BMW” pranë një karburanti.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes ndërsa paraprakisht policia bën me dije se ka ngritur grupe kontrolli në rrugët e zonës për të kapur autorin apo autorët e ngjarjes së rëndë.
Ramazani njihej si një person me precedentë penalë në Shkodër dhe me probleme me grupet e tjera kriminale në zonë.
Njoftimi i policisë
Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër,
Shërbimet e Policisë kanë mbritur menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea.