Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka uruar ditën e Flamurit dhe ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Përmes një postimi në Tëitter, ajo është shprehur se më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi, duke e shpallur të pavarur nga Perandoria Osmane.
Yuri Kim ka dëshiruar jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit dhe Skënderbeut.
“Më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin #kuqezi, duke e shpallur të pavarur nga Perandoria Osmane. Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur! Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit & Skënderbeut! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miq të dashur shqiptarë!”, ka shkruar ajo. l.k/abcnews.al
“Më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin #kuqezi, duke e shpallur ?? të pavarur nga Perandoria Osmane. Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur! Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit & Skënderbeut! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miq të dashur shqiptarë!” @USAmbAlbania Yuri Kim https://t.co/QB0Wzj7c3r
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) November 28, 2020