E gjithë bota u ndal kur mori vesh që Diego Armando Maradona kishte humbur jetën për shkak të një infarkti. Në Argjentinë u ngritën në këmbë ta nderonin, sikurse bënë edhe në Napoli. Sigurisht në takimet e Champions League dhe Europa League nuk mund të mungonte nisja me një minutë ndeshje.
Në monitorët e stadiumeve u shfaqën edhe fotografi të legjendës, ndërkohë që edhe në kampionate të ndryshme europiane dhe të vendeve të tjera Maradona do të marrë nderimet që i takojnë. Sugjerimet kanë qenë të ndryshme, madje deri aty sa është kërkuar që numri 10 të hiqet nga qarkullimi në ccdo klub.
Edhe në Ekuador kanë mënduar ta nderojnë Maradonën, në një mënyrë të veçantë. Të gjithë ndeshjet e kësaj javë do të ndalen në minutën e 10-të dhe do të mbahet një minutë heshtje në përkujtim të tij. Kjo iniciativë ka nisur që në përballjen Liga de Quito-Olmedo. /abcnews.al

