Problemet shëndetësore të Kryepeshkopit Janullatos ngjallën shqetësim, por Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë thekson në një reagim se me kalimin e kohës pritet rikthimi i plotë i shëndetit të tij, pasi analizat dolën shkëlqyer.
“Fortlumturia e Tij, Anastasi, vazhdon të jetë i karantinuar në shtëpi në Athinë. Analizat e tij mikrobiologjike dolën shkëlqyer. Me kalimin e kohës pritet edhe rikthimi i plotë i shëndetit të tij.
Falënderojmë për interesimin e vazhdueshëm të miqve të shumtë, “duke u gëzuar në shpresë, duke duruar në shtrëngime, duke këmbëngulur në lutje” shkruan Kisha Ortodokse.
Pasi doli nga spitali në Athinë ku qëndroi për disa ditë për shkak se u infektua me koronavirus, Kryepeshkopi të mërkurën kishte ethe dhe lodhje, diçka që shqetësoi të afërmit dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët kontaktuan mjekët.
Këtë mëngjes një ekip mjekësor e vizitoi atë në shtëpinë e tij për ta ekzaminuar dhe vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore./ db/Abcnews.al