Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të një prej legjendave të peshëngritjes shqiptare, Haki Agalliu.
LEXO EDHE: Sporti shqiptar në zi/ Shuhet Haki Agalliu, legjenda e peshëngritjes
Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit ka deklaruar se ky i fundit i përket asaj plejade trajnerësh, të cilët e ngritën peshëngritjen tonë në nivelet më të larta ndërkombëtare.
Sipas Metës, emrat e shumë kampionëve dhe rekordmenëve lidhen edhe me punën e përkushtimin e tij të admirueshëm, po kështu edhe shumë arritje në kompeticionet ndërkombëtare.
Postimi i plotë:
Lajmi për ndarjen nga jeta të Prof.Haki Agalliut, është i dhimbshëm për të gjithë ata, të cilët punuan dhe e njohën nga afër përmbi 6 dekada, në shërbim të sportit dhe peshëngritjes në veçanti.
Ai i përket asaj plejade trajnerësh, të cilët e ngritën peshëngritjen tonë në nivelet më të larta ndërkombëtare.
Emrat e shumë kampionëve dhe rekordmenëve lidhen edhe me punën e përkushtimin e Tij të admirueshëm, po kështu edhe shumë arritje në kompeticionet ndërkombëtare.
Ka qenë kënaqësi dhe privilegj ta njihja, por edhe të mësoja prej urtësisë të Tij.
Ngushëllimet më të sinqerta Familjes Agalliu, të gjithë miqve dhe dashamirësve të Tij. l.k/abcnews.al