Zyrtare/ Lojtarët pranojnë uljen e rrogave, Barcelona kursen 122 milion euro

schedule20:36 - 27 Nëntor, 2020

schedule 20:36 - 27 Nëntor, 2020

Barcelona nuk po kalon një situatë të mirë financiare. Pandemia ka shkaktuar një krizë ekonomike te klubi katalanas dhe zgjidhja e vetme është ulja e rrogave të futbollistëve.

Diçka e tillë ka ndodhur, lojtarët kanë pranuar kërkesën e drejtuesve dhe gjithçka është zyrtare. Barcelona bën të ditur se do të ketë një reduktim prej 122 milion eurosh.

Leo Messi me shokë kanë pranuar të sakrifikojnë, teksa shuma e kursyer i jep një frymëmarrje ekonomike klubit të njohur iberik.

Ndërkohë, shumë e bonuseve prej 50 milion eurosh që ishte parashikuar për futbollistët, është shtyrë të jepet brenda tre viteve të ardhshme. /abcnews.al