Kryepeshkopin Janullatos e kapin ethet, mjekët i shkojnë me urgjencë në shtëpi

schedule19:03 - 27 Nëntor, 2020

schedule 19:03 - 27 Nëntor, 2020

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Janullatos po përballet përsëri me probleme shëndetësore. Mediat greke, i referohen himara.gr, që njofton se Kryepeshkopi të mërkurën kishte ethe dhe lodhje, diçka që shqetësoi të afërmit dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët kontaktuan mjekët.

Këtë mëngjes një ekip mjekësor e vizitoi atë në shtëpinë e tij për ta ekzaminuar dhe vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore. Kryepeshkopi pak ditë më parë u infektua me koronavirus dhe u transportua me urgjencë në Greqi.

Gjendja e tij u stabilizua duke fituar luftën me virusin dhe doli nga spitali “Evaggelismos”, por shqetësimet nuk kanë munguar për Janullatosin duke thirrur sërish mjekët./ db/Abcnews.al