Më shumë se katër vite pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti në Turqi, gjykata e Ankarasë ka dënuar 337 persona me burgim të përjetshëm. Pjesa më e e madhe e të dënuarve janë ish zyrtarë ushtarakë, por mes tyre ka dhe civilë e biznesmenë.
Në ato ditë organizatorët e grushtit të shtetit përdorën si seli të përgjithshme bazën ajrore të Akinçi në periferi të Ankarasë. Mes të dënuarve janë dhjetëra ish zyrtarë të lartë dhe pilotë avionësh të forcave të armatosura, të cilët akuzohen për bombardimin e parlamentit dhe institucioneve të tjera simbol. 60 të tjerë u dënuan me më pak vite burg ndërsa 75 u liruan nga akuzat. Këto të fundit ishin “përpjekje për përmbysje të rendit kushtetues”, “tentativë vrasje të presidentit të Republikës” dhe “vrasje me paramendim”.
Imami Gulen konsiderohet si përgjegjësi revoltës.
Me burgim të përjetshëm u dënuan të paktën 4 civilë, mes të cilëve biznesmeni Kemal Batmaz, të gjithë të akuzuar se kanë vepruar në interes të rrjetit të imamit dhe manjatit Fetullah Gulen, ish alet i kreut të shtetit Erdogan, i akuzuar se ka planifikuar grushtin e shtetit. Ankara ka kërkuar vazhdimisht ekstradimin e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku jeton prej vitit 1999, gjë që është i mohuar deri tani nga autoritetet amerikane.
Pas më shumë se katër vitesh nga përpjekja për grusht shteti proceset e përfunduara në lidhje me ato ngjarje janë të paktën 289, me 4100 persona të dënuar, 2500 prej të cilëve me burgim të përjetshëm.
Aktualisht pritet të përfundojnë dhe 10 procese të tjera, ndërsa të pandehurit janë më shumë se 500./abcnews,.al