Humbi mbesën, gruan dhe vajzën, i mbijetuari: Viti që më shkurtoi jetën, të kisha ngelur e unë brenda

schedule13:36 - 26 Nëntor, 2020

schedule 13:36 - 26 Nëntor, 2020

Ka kaluar një vit nga tërmeti tragjik me 51 viktima dhe dhimbja e familjarëve që humbën të afërmit e tyre në këtë ngjarje është e njëjtë si një vit më parë.

Ajet Mecaj është një nga të mbijetuarit e tërmetit të 26 nëntorit të 2019 i cili fatkeqësisht atë natë ka humbur bashkëshorten 59 vjeç, vajzën e tij 30 vjeç dhe mbesën e vogël vetëm 8 vjeç.

Meçaj në intervistën e tij për ABC me lot në sy thekson se ajo ishte një natë tmerri, atë natë ka humbur bukurinë e jetës dhe dëshirën për të jetuar.

Sipas tij nëse do të kishte një ndërhyrje më të shpejtë nga forcat e kërkim shpëtimit vajza dhe mbesa e tij do të kishin shpëtuar.

“Është një vit që më ka shkurtuar jetën, një vit pa gjumë ditë natë. Ua them me sinqeritet, me dashurinë e një prindi e një gjyshi që nuk ka ditë që ti kujtoj ata, është stakuar truri atje. Kujtoj ata ….në darkë i ke të gjithë ata je i lumturi i botës, çohesh një moment kur ti çohesh një moment dhe nuk ke asgjë, është tragjedi se i humba padrejtësisht. Humba mbesën e vogël që e rritëm me sakrificë të madhe.

Humba gruan 59 vjeç, vajzën 30 dhe mbesën 8 vjeç. Unë ndodhesha në apartament, kam dëgjuar tërmetin e parë kam dëgjuar se vajzat dhe gruaja vrapuan drejt derës për të dalë, ndërsa mua mu bllokua dera dhe ngela i bllokuar në dhomë, por mbijetova. Po të më pyesësh se si dola nuk e di, vetëm kur kam dalë pash që pallati nuk ekzistonte. Familjarët ishin brenda dhe mbaj mend vetëm mbesën që më thirrje gjyshi dhe vajzën Dienën që më thërriste babi më shpëto, por shpëtimi nuk erdhi asnjëherë. Nëse do të kishte ndërhyrje të menjëhershme nga forcat e kërkim shpëtimit vajzat duhet të kishin shpëtuar se bashkëshortes i kishin rënë materiale në kokë. Pengu më i madh ishte pse unë nuk mora vendim që të iknim, atë natë nuk kemi lëvizur.

Jetoj mes Durrësit dhe fshatit, merrem me ndonjë gjë humba mendjen, pasi bukuria e jetës mbaroi. Por është mbështetja shoqërore dhe e të afërmve që më ndihmojnë dhe më japin forcë për të bërë përpara. Nuk vdes dot me zor, thua se do të jetoj për të respektuar ato, për djalin dhe për dy mbesa tjera. Jetën do ta bëjmë si ti vijë.

7 viktima nga pallati humbi dhe një familje tjetër i them vetës pse nuk ngela dhe unë brenda dhe të ishte mbyllur histori.”, është shprehur ai.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!