Humbja e Diego Armando Maradonës shokoi gjithë botën, madje dhe “viktimën” e famshme të argjentinasit, portierin e Anglisë në Kupën e Botës. Bëhet fjalë për Peter Shilton, i cili u bë pjesë e atij episodi që tashmë njihet si “Dora e Zotit”.
Anglezi nuk mungoi të bënte homazhin e tij ndaj legjendës përmes një postimi në “Twitter”, por më pas gjatë një intervistë për “Daily Mail”, u shpreh se Diego nuk i ka kërkuar kurrë falje për atë çfarë ka ndodhur.
“Jam i trishtuar për vdekjen e tij, por ai episod më të më ka shqetësuar për vite me radhë. Njerëzit më thonë se unë duhet t’a kisha hequr atë top dhe se si unë lashë një njeri më të shkurtër se unë të më kalonte. Kjo nuk është e vërtetë sepse ai ishte më lartë se unë.
Diego nuk do t’a kishte grushtuar atë top nëse do t’a dinte se mund t’a drejtonte atë apo jo? Sigurisht që jo. Ajo që nuk më pëlqen është se ai kurrë nuk kërkoi falje. Asnjëherë nuk tha se kishte mashtruar apo se ndihet keq për atë veprim. Në vend të kësaj Maradona përdori shprehjen e tij, “Dora e Zotit”. Kjo nuk ishte e drejtë”, deklaron ish-gardiani i “3 Luanëve”.
“I dukej si diçka madhështore, por nuk kishte aspak sportivitet. Shumica e ekipit të Anglisë që ishin në Meksikë me mua ndihen ashtu si unë sot. Nuk u mashtrova vetëm unë, por i gjithë ekipi. Ne kishim një shans për të arritur në gjysmëfinale dhe ndoshta më pas në finalen e madhe.
Sa shpesh ndodh kjo? Unë isha me fat, pasi e arrita katër vite më vonë, por të tjerët nuk patën edhe aq fat”, përfundon Shilton. /abcnews.al