Rama mungoi sot në Parlament, Berisha: Shkoi me charter të vaksinohet në Dubai

schedule09:53 - 26 Nëntor, 2020

schedule 09:53 - 26 Nëntor, 2020

Kryeministri Edi Rama mungoi në seancën e sotme plenare, e cila përkon me 1 vjetorin e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit 2019.

Abcnews.al raportoi se Rama u nis bashkë me ministrin Ahmetaj për në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkohë, ish-kryeministri Berisha ka zbuluar edhe qëllimin e kësaj vizite, e cila sipas tij lidhet me vaksinimin e Ramës kundër koronavirusit.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se Rama shpenzoi 200 mijë euro për të shkuar me charter në Emirate ku do të vaksinohet.

Postimi i Berishës

Edvin Hajduti niset me avion te veçante per ne Abu Dabi!

Miq, burime nga Rinasi informojne se sot Edvin Hajduti eshte nisur me avion ne dispozicion per ne Emirate te Bashkuara Arabe. Nuk dihet qellimi i ketij udhetimi te fshehte dhe pikërisht ne 1 vjetorin e termetit qe goditi rende vendin tone. Flitet se vaksinimi anti-covid mund te jete arsyeja kryesore e ketij udhetimi blic pasi thuhet se neser do kthehet ne Tirane.

Miq, pavaresisht nga arsyeja e ketij udhëtimi blic, une dënoj me ashpersine me te madhe perdorimin nga Edvin Hajduti te avionit ne dispozicion ne vend te linjave tregtare.

Nje udhetim me avion te madh si ky i Edvinit ne dispozicion per ne Abu Dabi shkon te pakten 200 mije euro ne nje kohe kur ne spitalet covid vdesin te semure per mungese oksigjeni”, shkruan Berisha. /abcnews.al