Një vit nga tërmeti, fëmijët për ABC: Rrija zgjuar se isha e trembur, s’e dua më as për Shqipërinë, as për askënd

schedule08:29 - 26 Nëntor, 2020

schedule 08:29 - 26 Nëntor, 2020

Sot shënohet një vjetori i tërmetit tragjik që mori jetën e 51 personave de plagosi shumë të tjerë. Në një lidhje live nga Thumana me emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, gazetarja Romina Braho u shpreh se ndërsa ende vijojnë mbeten nëpër çadra, ka nga ata që janë rikthyer në shtëpitë e dëmtuara.

Kemi ardhur tre ditët e fundit në Thumanë dhe kemi vënë re që punimet kanë vazhduar apo nëse është për efekt të kamerave vëmendja do ishte e përqenderuar këtu në Thumanë.

Pas një viti disa banorë kanë rinisur jetën e tyre, disa janë ende në çadra, disa janë rikthyer në shtëpitë e dëmtuara për shkak se nuk e përballojnë fot jetesën por dhe një faktor tjeter është se edhe pse iu është ofruar bonusi i qerasë, banorët nuk kanë pranuar të largohen për shkak se jeta e tyre ekonomike është e përqendruar këtu.“, tha gazetarja.

Ndërkohë, fëmijët janë përgjigjur për mikrofonin e ABC-së ku kanë rrëfyer se si e kanë përjetuar këtë ngjarje të rëndë që tronditi vendin. “Rrija gjithë natës zgjuar se isha shumë e trembur“, shprehet njëri prej tyre. “Kam frikë se do të bjerë prap. Është një ditë e paharrueshme si të mos e mbaj mend. Është diçka që nuk e dua më, as për Shqipërinë, as për vete dhe as për askënd.”, u shpreh një fëmijë tjetër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!