Rey Manaj gjeti golin ndaj Bjellorusisë e i dha triumfin Shqipërisë dhe kreun e grupit në Ligën e Kombeve. Forma e mirë e treguar me kombëtaren është pasuar nga grumbullimi me Barcelonën B.
Lushnjari e nisi ndeshjen si titullar sot ndaj UE Olot dhe arriti të shënojë. Sulmuesi gjeti golin në minutën e 11-të me ndihmën e një penalltie.
https://twitter.com/GhaziRekik/status/1331628229866778624
23-vjeçari nuk fali nga pika e bardhë dhe shënoi golin e parë të ndeshjes dhe të parin në këtë sezon për të. Gjithsesi, goli i Manajt nuk mjaftoi për të siguruar triumfin sepse Olot përmbysi dhe fitoi me shifrat 2-1. /abcnews.al