Trump mund të falë ish-këshilltarin Michael Flynn

schedule08:30 - 25 Nëntor, 2020

schedule 08:30 - 25 Nëntor, 2020

Presidenti amerikan, Donald Trump synon të shfrytëzojë mundësinë e faljes së ish-Këshilltarit për Siguri Kombëtare, Micheal Flynn, i cili është deklaruar fajtor më 2017 për gënjim të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) rreth kontakteve të tij me rusët.

Mediat vendase bëjne me dije se Trump para ndihmësve të tij është shprehur se  po planifikon të shtojë Flynnin në një seri të faljeve që do t’i bëjë publike pak ditë para përfundimit të mandatit..

Bisedimet sekrete të Flynnit me ambasadorin rus në Uashington në dhjetor të vitit 2016, kanë qenë pikë kyçe e hetimeve për ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe rreth asaj nëse ka pasur koordinim në mes të fushatës së Trumpit dhe Qeverise ruse në zgjedhje.

Trump pati shkarkuar Flynnin në shkurt të vitit 2017, mirëpo presidenti ka pretenduar se hetimet kanë qenë “gjueti shtrigash” politike dhe se Flynn është “burrë i mirë”.

Flynn, general ushtarak i pensionuar dhe ish-udhëheqës i Agjencisë për Inteligjencë në Mbrojtje, është deklaruar fajtor dy herë për gënjim të FBI-së për bisedat që ka pasur me ambasadorin rus në SHBA, gjatë tranzicionit presidencial në fund të vitit 2016 dhe të fillim të vitit pasues.

Mirëpo ai ka synuar të tërheqë deklaratën e tij, duke thënë se prokurorët i kanë shkelur të drejtat dhe e kanë shtyrë drejt një marrëveshjeje pranimi.

Përmes një veprimi befasues, në maj të këtij viti Departamenti amerikan i Drejtësisë ka tërhequr rastin kundër Flynnit, duke thënë se gënjeshtrat e supozuara drejt FBI-së, nuk kanë qenë të rëndësishme.

Mirëpo një gjyqtar federal që ka shqyrtuar rastin e Flynnit ka kërkuar kërkim më të thellë gjyqësor lidhur me këtë çështje. Ky është një veprim që do ta largonte atë nga gjykatat./abcnews.al