COVID-19/ Maskat e luksit kushtojnë 2 mijë euro

schedule08:19 - 25 Nëntor, 2020

schedule 08:19 - 25 Nëntor, 2020

Në Umbria të Italisë prodhohen maskat e luksit që mund të kushtojnë deri në 2 mijë euro secila.

Mjafton një punë artizanale, momenti i duhur dhe shumë kërkesa, dhe maskat e luksit prej dy mijë eurosh një, kthehen në trendin e ditës. Stilistët italianë në Umbria janë të parët që kanë përfituar dhe thonë se kërkesa ka dhe nga jashtë vendit.

Mes sektorëve të rinj të krijuar si pasojë e pandemisë është dhe ai për masat shëndetësore mbrojtëse, por luksi. Në Itali të parët që përfituan nga kjo mundësi janë stilistët në Umbria.


Ata shprehen se kanë marrë shumë kërkesa nga e gjithë Italia për maskën e luksit, por dhe nga jashtë. Në mënyrë të veçantë nga një zonjë gjermane që ka urdhëruar tre maska duke u shprehur që mezi po pret t’i mbajë kur të hapen teatrot në Gjermani.

Maskat janë të punuara me dorë dhe me pajisje 200 vjeçare, të njëjtat që janë përdorur për të krijuar stofe të shtrenjta linoje dhe mëndafshi të cilat që nga shekulli 14 e kanë bërë të famshme këtë zonë

Falë punës artizanale, maska të thjeshta bëhen një simbol, një objekt që shumë pak do të mund t’ia lejojnë vetes, meqenëse njëra prej tyre kushton deri në 2 mijë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!