Shqipëria e fundit në rajon, vetëm 28 mijë vende pune në 7 vite

schedule11:46 - 6 Korrik, 2018

schedule 11:46 - 6 Korrik, 2018

Në 7 vitet e fundit në Shqipëri janë hapur vetëm 28 mijë vende të reja pune. Këtë e bën të ditur një raport i Këshillit Rajonal për Bashkëpunim. Lidhur me këtë çështje, Shqipëria renditet e fundit në rajon, ndërsa Maqedonia ka numrin më të lartë të krijimit të vendeve të reja të punës në raport me popullsinë.

Shqipëria ka numrin më të vogël të vendeve të reja të punës të hapura në krahasim me popullsinë në rajonin e Ballkanit. Kjo është bërë e ditur nga një raport i Këshillit Rajonal për Bashkëpunim lidhur me Strategjinë 2020 të Europës Juglindore. Kjo organizatë, shkruan në raport se gjatë periudhës 2010-2017, në vendin tonë janë hapur vetëm 28 mijë vende të reja pune, thënë ndryshe 10 vende pune për 1 mijë banorë. Shumica e këtyre vendeve të punës janë hapur në bujqësi. Ndërsa, në 7 vite Shqipëria ka shtuar mbi 100 mijë persona në fuqi punëtore.

Vlerësimin më të lartë në këtë raport e ka marrë Maqedonia. Qeveria e Shkupit ka hapur 103 mijë vende të reja pune në harkun kohor të 7 viteve. Në të njëjtin nivel thuajse është dhe Kosova. Prishtina vlerësohet shumë pozitivisht pasi ka arritur të hapë 85 mijë vende të reja pune.

Ndërkohë, edhe Serbia nuk mbetet prapa. Beogradi ka krijuar jo pak, por 400 mijë vende të reja pune. Ky rezultat ka ardhur si pasojë e marrëveshjeve të shumta të nënshkruara nga qeveria serbe me shtete të ndryshme që kanë rritur investimet në Serbi. Këshilli Rajonal për Bashkëpunim vlerëson pozitivisht ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor duke nënvizuar se ato i janë kthyer rrugës së rritjes duke shtuar në total në ekonomitë e tyre 600 mijë vende pune. Një tjetër element interesant që merr parasysh raporti është ai i forcës  së punës me kualifikim të që është shtuar në këto vite në Ballkanin Perëndimor që llogaritet në gjysmë milionë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!