Giuffredi: Hysaj asimptomatik, shumë kujdes për rinovimin

schedule17:57 - 24 Nëntor, 2020

schedule 17:57 - 24 Nëntor, 2020

Elseid Hysaj gjatë grumbullimit me kombëtaren në ndeshjet e nëntorit u infektua me Covid-19 dhe prej ditësh ai qëndron i izoluar në pritje të shërimit të plotë të tij, që do e lejonte të rikthehej në stërvitje.

Në lidhje me gjendjen e kapitenit të kombëtares sonë së fundmi ka folur agjenti i tij, Mario Giuffredi. Ai tregon se Hysaj është shumë mirë me shëndet. Ai shton se po tregohen të kujdesshëm në lidhje me të ardhmen e Hysajt. Shkodranit i skadon kontrata me Napolin në verë dhe rinovimi nuk duket në horizont.

“Hysaj është mirë, është asimptomatik. Nuk ka probleme shëndetësore. Ne flasim çdo ditë me drejtuesit e Napolit. Po punojmë, por le të shohim. Marrëdhëniet me Napolin janë të shkëlqyera dhe para se tu tregohemi të vrazhdë atyre, do duhet të mendohemi njëmijë herë.

Edhe disa medie duhet të mendohen njëmijë herë para se të thonë disa gjëra. Duhet të jemi pozitivë dhe të mos hedhim shashka false”, u shpreh Giuffredi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!