Miratohet në parim projektligji për teatrin

schedule22:20 - 5 Korrik, 2018

schedule 22:20 - 5 Korrik, 2018

Seanca maratonë në Kuvendin e Shqipërisë ka përfunduar pas 12 orësh me votimin e ligjit për Teatrin Kombëtar. Opozita e ka kundërshtuar vendimin e mazhorancës edhe gjatë procesit të votimit. Në shenjë revolte ata bllokuan foltoren dhe goditën kryeministrin Edi Rama me kartonët e kuq.

As pas 12 orëve debatesh e diskutimesh nuk ia ndërruan mendjen njëri-tjetrit.

Shprehja e fundit e kundërshtimit të opozitës brenda sallës së parlamentit ishte rrethimi i foltores me kartonat e kuq në duar.

Por mazhoranca nuk ndalet në vendimin e saj. Me 75 vota pro miratohet prishja e Teatrit Kombëtar.

Pakica në parlament e braktis sallën, duke i hedhur kartonët e kuq drejt kryeministrit Edi Rama.

Jashtë godinës së Kuvendit, mbështetësit e mosrealizimit të projektit të qeverisë nuk u surprizuan nga vendimi.

Ata vazhduan të bëjnë thirrje për ruajtjen e godinës së vjetër, këtë herë ia drejtojnë Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesëve të institucioneve ndërkombëtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!