Zhgënjejnë favoritët: Duro ndal kampionët, Mezanin e mund Arbëria

schedule15:04 - 24 Nëntor, 2020

schedule 15:04 - 24 Nëntor, 2020

Janë luajtur sot dy ndeshjet e fundit e kësaj jave të IPKO Superligës së Kosovës. Gjilani ka regjistruar një hap fals ndaj Arbërisë, me kuqezinjtë, të cilët fituan me shifrat minimale 1-0 dhe morën dy pikë të rëndësishme ndaj një skuadre favorite.

Goli i Bijlalit në minutën e 72-të vendosi gjithçka dhe i dha triumfin kuqezinjve. Në ndeshjen tjetër Feronikeli i Klodian Duros i mori një barazim 1-1 kampionëve në fuqi, Dritës. Hoti kaloi në avantazh skuadrën nga Drenasi në minutën e 40-të, teksa Drita barazoi ndeshjen në të 75-tën me Ajzeraj.

Gjilanasit e kërkuan triumfin, por në fund nuk ia arritën, edhe pse Feronikeli luajti nga minuta e 80-të me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Malaj. Pas kësaj jave kryeson Ballkani me 29 pikë, dy më shumë se Drita. Gjilani qëndron i treti me 13 pikë, teksa Arbëria dhe Feronikeli renditen respektivisht në vendet 6 dhe 7. /abcnews.al