U gjobit se mori pjesë në ditëlindje, Andi Lila: Bes Kallaku, katunar dhe super çun

schedule23:34 - 23 Nëntor, 2020

schedule 23:34 - 23 Nëntor, 2020

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, Andi Lila është njëri nga 30 personat që është gjobitur nga policia për pjesëmarrjen në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku, ku ishte i ftuar edhe presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Pas gjobës që iu vendos, Lila ka reaguar në Facebook, duke publikuar një nga fotot e ditëlindjes me aktorin, ndërsa e shoqëron me një mesazh.

“Aktor, futbollist, biznesman, katunar, shok, por mbi të gjitha super çun. Bes Kallaku” shkruan Lila. Për ditëlindjen e Bes Kallakut u pezulluan 6 policë, u gjobit lokali dhe të ftuarit, mes të cilëve kreu i shtetit./ db/Abcnews.al