Aktorja dhe producentja e filmave, Angelina Jolie pritet të drejtojë realizimin e filmit “Sjellje e paarsyeshme”.
Ky i fundit është i bazuar në autobiografinë e fotografit britanik të luftës, Don Mc Cullin.
“Jam e nderuar që kam mundësinë për të sjellë jetën e Don McCullin në film. U tërhoqa veçanërisht nga angazhimi i tij për të dëshmuar të vërtetën e luftës, nga ndjeshmëria dhe respekti i tij për ata që vuajnë pasojat”, shtoi ajo ”, u shpreh Jolie.
Filmi do të jetë një histori nga jeta e fotoreporterit britanik, kryesisht i njohur për raportet e tij të luftës dhe imazhet mbi konfliktet urbane. Në vitin 1968, kamera e tij Nikon priti një plumb, që mund ta kishte vrarë. l.k/abcnews.al