Përpjekje për shpëtimin e adoleshentëve të bllokuar në një shpellë në Tajlandë

schedule17:32 - 5 Korrik, 2018

schedule 17:32 - 5 Korrik, 2018

Vijojnë të mbeten të bllokuar 12 futbollistët tajlandezë dhe trajneri i tyre, prej 13 ditësh në një shpellë. Ndërsa vazhdon puna për tharjen e shpellës parashikimet metereologjike nuk janë aspak pozitive.

Dy kilometrat e parë të shpellës Tam Luang, ku prej 13 ditësh kanë mbetur të bllokuar 12 futbollistë tajlandezë dhe trajneri i tyre, tashmë është tharë. Por dy kilometrat e tjerë janë ende të mbuluar me ujë, i cili në disa vende arrin deri në tavanin e shpellës. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë po punojnë për të hequr sa më shumë ujë, por parashikimet meterologjike paralajmërojnë reshje shiu.

Plani fillestar parashikon heqjen e një sasie të madhe ujin nga shpella për të shmangur që djemtë të mbyten pasi asnjë nga ata nuk di not.

Reshjet e shiut mund të pëmbytin dhe vendet e thara tashmë nga pompat dhe devijimet duke e bërë të pamundur shpëtimin e tyre këto ditë. /abcnews.al