VIDEO/ “U bë vëlla me armikun”, Xhaka kritikohet nga legjenda e Arsenal

schedule10:37 - 23 Nëntor, 2020

schedule 10:37 - 23 Nëntor, 2020

Arsenal nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola dje ndaj Leeds, teksa në fund të ndeshjes u regjistrua në episod mjaft i veçantë mes Kieran Tierney, Granit Xhakës dhe shqiptarit nga Maqedonia të Leeds, Ezgjan Alioski.

 

Gjatë ndeshjes Nicolas Pepe goditi me kokë Ezgjan Alioskin. Arbitri kryesor pa në VAR se çfarë kishte ndodhur dhe i tregoi të kuqen afrikanit, me ekipin e Mikel Artetës që mbeti me një lojtar më pak. Kieran Tierney nuk e priti mirë veprimin e Alioskit dhe shkoi t’i kërkonte llogari në fund të takimit.

23-vjeçari ishte i acaruar dhe u nis tërë mllef drejt lojtarit të Leeds United. Pranë Alioskit gjendej një tjetër shqiptar, Granit Xhaka. Ky i fundit e shtyu shokun e tij të skuadrës, duke evituar përplasjen. Tierney nuk po e mbante vendi, por u largua pas këmbënguljes së Xhakës.

 

Ky veprim i yllit nga Kosova ka marrë komente të shumta në Angli, teksa ashpër ka folur Martin Keown, një ish-mbrojtës i Arsenal dhe legjendë e klubit londinez. 54-vjeçari në këtë rast kritikon Xhakën sepse mendon se mesfushori duhet të mbronte Tierney dhe jo ta shtynte për të mos shkuar drejt Alioskit.

“Tierney tregoi shpirtin e garës, nuk qëndroi vetëm aty në mbrojtje për të mbajtur portën e paprekur. Ai mund të jetë ndjerë i ofenduar nga Xhaka, i cili pas gjithë asaj që ndodhi i hodhi krahun në qafë Alioskit. Edhe unë do të ndihesha ashtu, nëse do të shihja një nga shokët e mi të bëhej vëlla i armikut. Xhaka më pas edhe e shtyu Tierney, duke mbështëtur Alioskin”, u shpreh Keown. /abcnews.al

 

Martin Keown