Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Frymëmarrje për Lazion, mbrojtësi mposht Covid-19

schedule10:18 - 23 Nëntor, 2020

schedule 10:18 - 23 Nëntor, 2020

Lazio gjatë javëve të fundit ka pasur disa të infektuar, por fatmirësisht situata e vështirë ka kaluar dhe të gjithë po shërohen njëri pas tjetrit. Gjatë ditëve të kaluara Strakosha, Immobile dhe Leiva e mposhtën virusin.

Sot lajmin e mirë e sjell Luiz Felipe. Klubi kryeqytetas lajmëron se braziliani është shëruar plotësisht dhe ka mbërritur në ambientet e qendrës mjekësore për të kryer testet fizike dhe parë gjendjen e tij.

Pas këtij procesi do të shihet edhe gatishmëria e tij nëse do vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Inzaghi, apo do i duhen disa ditë përgatitje individuale për tu rikthyer në formën e duhur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!