Ka nisur puntata e dytë e emisionit më të ri në Abc “Gladiator”. Të ftuar këtë radhë janë aktorët Hamdi Rashiti, Kejdi Gishto, Molika Maxhuni dhe Kushtrim Qerimi. Ky i fundit, përpara nisjes së sfidave foli për projektin më të ri në të cilin është angazhuar “Te baxha”.
“O sa mirë” është projekti ndër më të mëdhenjtë që ka qarkulluar në televizionet shqiptare. Tani kemi kaluar tek diçka tjetër, duke patur parasysh se pandemia na ndali me gërshërë dhe u ndal dhe teatri por e pamë situatën që nuk po kryhet shpejt dhe menduam me u hedhur në aksion.
Kemi filluar me serialin që e kemi quajtur “Te baxha”, është me episode të shkurtra 15 minutëshe, ka dy personazhe të cilët janë vëllezër dhe baxhanakë. Tani së fundmi, është liruar dhe teatri, i jemi rikthyer ngadalë projekteve.”, tha ai. /abcnews.al