Iu vendos eksploziv, zbardhet dëshmia e vlonjatit, si e zbuloi në mesnatë kur po futej në shtëpi

schedule11:19 - 22 Nëntor, 2020

schedule 11:19 - 22 Nëntor, 2020

“ABC” zbardh detaje të reja nga ngjarja në Vlorë, ku një makine iu vendos 600 gr eksploziv por fatmirësisht nuk shpërtheu, pasi u pikas nga pronari duke shmangur tragjedinë.

Sokol Binaj 35-vjeç, pronari i “Benz”-it, ku u vendos tritoli në lagjen “Hajro Çakërri” është shprehur para grupit hetimor se nuk ka konflikte me askënd.

Nuk kam konflikte me asnjë person. Nuk e di cili mund ta ketë vendosur eksplozivin” mësohet se është shprehur Binaj, raporton gazetari i “ABC”-së në Vlorë, Elton Nikaj.

Por si e pikasi ai eksplozivin?

Binaj rreth orës 01:30 kur është kthyer në shtëpi me një tjetër makinë ka vënë re diçka të dyshimtë poshtë “ML”-së së tij në pjesën e përparme, që ishte e parkuar. Vlonjati është afruar dhe ka parë që ishte një pako e dyshimtë.

Në atë moment ai lajmëron policinë, e cila rrethon zonën dhe njofton ekspertët e xhenios nga Tirana që vijnë dhe në orën 03:30 bëjnë shpërthimin e kontrolluar të eksplozivit.

Policia ka nisur hetimet për të shkuar në gjurmët e autorëve./ db/Abcnews.al