Armando Broja është bërë protagonist në Holandë më skuadrën e Vitesse. Sulmuesi nga Malësia e Madhe kishte mundësinë të shënonte gol dhe t’i jepte me shumë mundësi edhe tre pikët ekipit të tij.
Gjatë një aksioni sulmues në ndeshjen kundër Groningen, Broja mori një pasim dhe në zonë i vetëm me portierin kundërshtar vendosi ta driblojë. Misioni i parë u krye me sukses.
Vitesse'nin 19 yaşındaki golcüsü Armando Broja kaleciyi geçip boş kaleye inanılmazı kaçırdı? pic.twitter.com/3V5lQ6sgeI
— Tivibu Spor (@tivibuspor) November 21, 2020
Edhe pse porta ishte e boshatisur, futbollisti i kombëtares shqiptare e dërgoi topin jashtë. Ndoshta një humbje e vogël e ekuilibrit ndikoi, por në internet nuk i shpëton dot kthimit në “hit”. /abcnews.al