Dortmund arrin një fitore spektakolare jashtë fushe përballë Hertha Berlin, duke u ngjitur në vend të dytë me 18 pikë. Diferenca me Bayernin kryesues ka shkuar vetëm një pikë pas barazimit që arritën kampionët në fushën e tyre kundër Werder Bremen (1-1).
The Haaland Show ⚽⚽⚽⚽#Bundesliga #BSCBVB pic.twitter.com/F3n5iv1nIW
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) November 21, 2020
2-5 fitoi Dortmundi në kryeqytet me Erling Haaland autor i katër golave. Sulmuesi norvegjez po konfirmohet nga java në javë si një goleador fantastik, teksa nuk duhet harruar se është akoma 20 vjeç. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e skuadrës vendase falë golit të brazilianit Cuenca.
Fraksioni i dytë u dominua totalisht nga verdhezinjtë e Favre. Haaland realizoi “poker”. Rrugën e rrjetës e gjetën edhe Guerreiro për miqtë, ndërsa Cuenca zbuti disi humbjen e thellë të Hertha Berlin.
Me katër golat e shënuar në triumfin e sotëm, Erling Haaland është ngjitur në kuotën e 10 realizimeve në Bundesligë, një më pak se Lewandowski i Bayern Munchen. /abcnews.al