Mbyllet pa fitues ndeshja Villareal-Real Madrid. Kampionët në fuqi të Spanjës e gjetën shumë shpejt avantazhin. Minuta e dytë, kros i Dani Carvajal dhe finalizim me kokë i Mariano Diaz, goli i parë në kampionat për sulmuesin.
https://streamable.com/p5ji8a
Ekipi i Zidane ruajti avantazhin deri në minutën e 76-të, moment kur vendasit fituan një penallti. Gerard Moreno goditi saktë nga pika e bardhë, duke rikthyer baraspeshën.
https://streamable.com/yvs08p
Gola nuk pati më dhe të dy skuadrat ndanë nga një pikë në fund. Reali është ngjitur në vend të katërt me 17 pikë, teksa Villareal renditet në vend të dytë me 19 pikë, një më pak se kryesuesit e Real Sociedad. /abcnews.al
La Liga, java e dhjetë
Villareal-Real Madrid 1-1
(Moreno (pen) 76′ / Mariano Diaz 2′)



