Sipas MeteoAlb, moti mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në të gjithë Shqipërinë deri pas mesditës, kur priten priten vranësira kalimtare në zonat malore, duke rrezikuar esktremin verior nga shira të izoluar.
Pasditja dhe orët vijuese sjellin dominim të kthjellimeve në gjithë vendin. Temperaturat e ajrit nuk sjellin ndryshime të ndjeshme si gjatë mëngjesit ashtu edhe në mesditë duke variuar nga 15 në 35 – 36°C.
Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në detin Jon dallgëzimi ngjitet në 2 ballë./abcnews.al

