260 kg dinamit, por kjo ndërtesë mbeti në këmbë: Pamjet nga Turqia bëjnë xhiron e rrjetit

schedule15:54 - 21 Nëntor, 2020

schedule 15:54 - 21 Nëntor, 2020

Një ngjarje e çuditshme ndodhi dje në Bursa të Turqisë, e cila ka gjetur jo pak vend në mediat ndërkombëtare.

Siç raporton BBC, autoritetet lokale kishin vendosur shkatërrimin me shpërthim të kontrolluar të një ndërtese shumëkatëshe në periferi të qytetit.

Por, ndryshe nga sa mund të parashikohej, ndërsa nuk u dhemb në shpërthimin e parë, raporton abcnews.al.

Inxhinierët tentuan sërish duke vendosur një sasi prej 260 kilogram dinamit, por ndërtesa mbeti në këmbë edhe në tentativën e dytë.

Pasi dështuan, inxhinierët shkuan në shtëpi, por të nesërmen panë që ndërtesa ishte shembur vetë. /abcnews.al