Bylis ka humbur mundësinë të kalojë në avantazh ndaj Skënderbeut në ndeshjen e javës së tretë të Kategorisë Superiore.
Ballshiotët fituan një penallti, të cilën e mori përsipër Ujka, por portieri i Skënderbeut arriti të kuptojë gjithçka dhe të ndalë sferën pa përfunduar në portë.
Korçarët ndërkohë pak minuta më pas kanë befasuar, duke shënuar me anë të sulmuesit shkodran, Beljdi Pusi. Në hyrje të zonës, ai gjuajti me mjeshtëri dhe mposhti portierin Pano Qirko. /abcnews.al