Pamje të pabesueshme vijnë nga Beogradi, nga kisha ku u bënë homazhe për patriarkun serb Irinej, i cili vdiq si pasojë e komplikacioneve të koronavirusit. Por pavarësisht kësaj, homazhet u shndërruan në një pelegrinazh masiv popullor.
Çdo gjë u zhvillua në Sant Sava në kryeqytetin serb ku besimtarë të shumtë nxituan t’i japin lamtumirën Irinej.
Mourners in Montenegro have kissed the body of a bishop in his open casket after he died from the coronavirus. pic.twitter.com/fooMSLDbEG
— DW News (@dwnews) November 2, 2020
Dhe pse autoritetet serbe apeluan që pjesëmarrësit të respektonin masat e sigurisë, pamjet tregojnë qartë që aty nuk pati asnjë distacim. Besimtarët puthnin pjesën prej xhami të arkivolit mbi fytyrën e patriarkut, por kishte dhe nga ata që përfituan nga një pjesë e lënë hapur, për të prekur trupin e pajetë. Pjesa më e madhe nuk kishin as maska.
Por dhe jashtë kishës kishte shumë besimtarë, pjesa më e madhe e të cilëve pa maska.
Patriarku Irinej rezultoi pozitiv me koronavirus në 4 nëntor dhe u shtrua në një spital ushtarak në Beograd po atë ditë. Shëndeti i tij u përkeqësua ndjeshëm në 18 nëntor, dhe dy ditë më pas ndërroi jetë.
Dy javë më parë se të rezultonte i infektuar, Patriarku i Serbisë mori pjesë në funeralin e një peshkopi në Mal të Zi; dhe ai ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit, dhe mediat shkruajnë se ai nuk besonte në ekzistencën e virusit. Madje ai e konsideronte pelegrinazhin si “vaksinën e Zotit”.
Dhe në këtë funeral mediat pasqyruan një pjesëmarrje të pabesueshme, me qindra besimtarë që nuk mbanin maska dhe puthnin fytyrën e priftit të pajetë./abcnews.al