Isco është me një këmbë jashtë Madridit dhe klube nga mbarë Evropa duan ta blejnë që në merkaton e dimrit nga Real Madrid. Nga Spanja zbulojnë se një sërë klubesh kanë nisur kontaktet për ta blerë.
Mundo Deportivo raporton se Juventus, Manchester City, Everton dhe Inter janë në tratativa për të përfituar shërbimet e mesfushorit. Real pritet të pranojë një prej ofertave, duke qenë se kontrata e tij përfundon në verën e 2022-shit.
Shumë zëra e lidhin më shumë mesfushorin me Everton për shkak të Ancelottit. Ky i fundit, i pyetur në lidhje me mesfushorin, shprehet se është një lojtar fantastik, por për momentin nuk dëshiron të flasë për merkaton.
“Në lidhje me Iscon është një thashethem, që vjen nga mediet, jo nga ne. Për momentin nuk po flasim për merkaton, por si të zgjidhim problemet tona. Është lojtar fantastik, por i Real Madridit”, u shpreh Ancelotti. /abcnews.al