Mjeku dhe infeksionisti Tritan Kalo përmes një postimi publik në rrjetet sociale shkruan se personeli që përballet me Covid në Spitalin Infektiv me përkushtim dhe sakrificë.
Reagimi i mjekut, vjen pas akuzave të kreut të demokratëve Lulzim Basha se shifrat e viktimave nga Covid nuk janë të sakta.
Kalo u bën thirrje qytetarëve që të mos e humbasin kurrë besimin te puna dhe përkushtimi i mjekëve.
Sipas Kalos, gojët e liga dhe mëndjet e errëta të militantëve partiakë si dhe të atyre mjekëve pak ose aspak profesionistë të fushës, nuk do të munden kurrë të përbaltin heroizmin dhe sakrificën e këtyre muajve të Pandemisë.
Postimi i plotë i prof. Kalos:
KOHË KOVIDIANE….21.11.2020….Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, është i nderuar dhe i priviligjuar të mbajë emrin e krijuesit të tij, Prof. Nikolla Dushnikut…Prej fillimit viteve 70-të kur u ngrit Spitali i Sëmundjeve Infektive nr 4, e deri më sot në të kanë shërbyer me dhjetra e dhjetra mjekë, të cilët duke ecur në gjurmët e Profesor Dushnikut e kanë ngritur edhe më lart emrin e këtij spitali, duke mjekuar e ndjekur me shumë e shumë kujdes me mijra e mijra të sëmurë dhe duke shpëtuar jetët e mijra prej tyre….I njëjti shpirt i punës në ekip, dhe i njëjti përkushtim e profesionalizëm po përvijohet edhe sot në këtë Shërbim, të shpallur më 2013 si Shërbimi më i mirë Spitalor në Republikë, në përballjen tonë me “flamën mbarëbotërore” të infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….GOJËT E LIGA dhe MËNDJET e ERRËTA të GJILLOLLOGËVE militantë partiakë si dhe të atyre mjekëve pak ose aspak profesionistë të fushës, NUKU do të munden kurrë të përbaltin heroizmin dhe sakrificën e këtyre muajve të Pandemisë të dhjetra e dhjetra mantelbardhëve, infermjerëve, tekninicienëvë imazheristë, administrator, farmacistë, koordinatorë, barrelistë, shoferë, punonjës të ruajtjes së rendit….MOS e humbisni kurrë besimin në Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë…..JU DUAM ndaj dhe jemi aty për ju në çdo kohë….Së bashku do ja dalim mbanë edhe në këtë sfidë të përballjes me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19….Together forever!!!
/abcnews.al