Shpërthen trajneri anglez: Menaxher amator, do të bëjë para shpejt

schedule13:58 - 21 Nëntor, 2020

schedule 13:58 - 21 Nëntor, 2020

Trajneri i Newcastle United, Steve Bruce, ka reaguar pas deklaratës së agjentit të Miguel Almiron në një radio paraguaiane. Agjenti i lojtarit, Daniel Campos, tha se klienti i tij do të ishte larguar nga klubi anglez nëse do të kishte qenë pandemia e koronavirusit, pasi Inter dhe Atletico Madrid e kërkojnë atë.

Gjithsesi trajneri anglez ka një mendim tjetër dhe e përshkron agjentin si një amator dhe si një njeri që kërkon të bëjë para sa më shpejt falë klientit të tij.“Nëse do të ishte Miguel, me të cilin kam patur kënaqësinë të punoj në 15 muajt e fundit, duke trokitur në derën time dhe duke pasur një problem, unë do ta dëgjoja.

Një agjent, i cili në dy vite përpiqet të përfitojë përsëri para dhe ta dërgojë diku tjetër klientin e tij është jashtëzakonisht mosrespektues në thelb, në veçanti për klubin që i ka qëndruar pranë Miguelit”, deklaron tekniku.

“Sigurisht që do të bëj një bisedë me të, por Almiron është një profesionist i vërtetë dhe ka një qëndrim të shkëlqyer ndaj gjithçkaje. Por, agjenti i tij e ka provuar se është një amator dhe kërkon të bëjë para sa më shpejt, diçka që është shumë qesharake”, përfundon Bruce. /abcnews.al