“Fshehja” e viktimave nga Covid, Pecnikaj: Strategji politike për zgjedhjet, mjekët janë korrektë

schedule20:18 - 20 Nëntor, 2020

schedule 20:18 - 20 Nëntor, 2020

Prej kohësh PD ka pasur dyshime rreth vërtetësisë së shifrave të publikuara nga ministria e Shëndetësisë sa i përket viktimave nga Covid-19. Për këtë arsye, tregon Ilir Pecnikaj përfaqësues i departamentit të Shëndetit në PD, nisën një hetim të mirfilltë, duke monitoruar edhe rrjetet sociale.

“Kemi bërë një hetim të mirfilltë. Ka kohë që kishim dyshime, kemi parë rrjetet sociale. Aty njerëzit shpallin vdekjet, ngushëllohen…”

Po ashtu, Pecnikaj argumenton se Shqipëria është i vetmi vend në botë që, që nga dita e parë e pandemisë e deri më sot, ka një mesatare të mortalitetit që se kalon asnjë herë 3 për qindëshin.

“…Kjo është shifra e Covid, në shkallë botërore.”

I pyetur nëse për mos raportimin e shifrave të saktë, ku sipas PD 400 persona më shumë kanë vdekur nga Covid-19 në vend nga sa tregohet në shifrat zyrtare, fajëson mjekët apo qeverinë, pedagogu thotë se në qendër të akuzave të tyre qëndron vetëm qeveria dhe ministria e Shëndetësisë.

“Ka qenë Silva Bino në studio dhe ka thënë se që në fillim nuk kemi bërë testime, por është bërë hetim epidemiologjik, tani dua ta pyes: cila është mënyra që të na e tregojnë të gjithëve, me përjashtim të testimeve, që të bëhet një hetim.”

Por si bëhet “manipulimi” i shifrave në këtë rast, nëse mjekët janë treguar korrektë?

Pecnikaj shpjegon: “Në kartela, ministria ka përjashtuar të gjithë pacientët me tampon negativ që kanë qenë pozitivë dhe për motive të ndryshme kanë udhëtuar jashtë, e janë kthyer të vdekur. Pra post-mortum, tampon negativ. Se thonë, që s’ka një definicion nga OBSH.”

Sipas tij, mjekët kanë bërë deklarime shumë të qarta, por qeveria deklaron vetëm personat që kanë pasur tampon pozitiv.

Ndërsa, i pyetur se pse qeveria sipas PD mund të jetë duke i fshehur shifrat e vërteta të rasteve, fatale, Ilir Pecnikaj tha se do që të mbajë “flamurin e menaxhimit të Covid-19 si më e mira në botë.”

Sipas tij, kjo strategji po përdoret politikisht për zgjedhjet. s.b/abcnews.al/