Dede: Vllaznia-Tirana bukuri e Superiores! Cobbina? U shit për një arsye

schedule11:38 - 20 Nëntor, 2020

schedule 11:38 - 20 Nëntor, 2020

Nevil Dede e nis në krye të Tiranës në klasiken kundër Vllaznisë, ndërkohë që është i kënaqur me punën e bërë gjatë këtyre ditëve dhe atë që lojtarët po tregojnë. Trajneri i kampionëve në fuqi fillimisht foli për garën në kampionat dhe sfidën kundër shkodranëve.

“Kampionati është një maratonë e gjatë, ka vështirësi rrugës dhe është një garë me pengesa. Në këtë situatë është e rëndësishme që grupi të ndihet mirë. Të vërtetat nuk i mbulojmë dot. Është e vërtetë që kemi ca probleme. Ne mendojmë të kemi elementët e duhur për të shkuar në Shkodër dhe për të fituar.

Përballemi me një skuadër dhe tradita dihet, respekti është reciprok dhe ka qenë historikisht mes dy klubeve. Ambienti atje është perfekt për të luajtur një ndeshje futbolli, për t’u shprehur si dhe të fitojë ai që është më i zoti. Vllaznia-Tirana është bukuri e futbollit shqiptar”, tha fillimisht Dede.

Tirana ka shitur një prej lojtarëve kryesorë, Winnful Cobbina dhe Dede për këtë lëvizje shprehet: “Interesat e klubit për Cobbina janë të tilla. Askush nuk duhet të largohej me parametër zero, për projektin që ka ky klub. Pas diskutimeve frytdhënëse arritëm në konkluzion se më e mira është që të mos ta humbnim me parametër zero”.

Po Tiranën e Dedes, kur do e shohim në fushë? “Nuk mund të bëj gjithçka brenda një jave. Kampionati fatmirësisht tani ka filluar. Do të kem mundësinë ta njoh më mirë skuadrën. Çdokush  duhet ta kuptojë mirë në këtë klub, siç ka jetuar suksese, të përjetojnë dhe ca ndjenja se çfarë përfaqëson ky klub dhe këto ngjyra. Dashuri për këtë fanellë, për këto ngjyra dhe ndjenja. Kur fillon besimi, mbaron arsyeja. Me këtë frymë shkojmë nesër në Shkodër”, përfundon trajneri i Tiranës, Nevil Dede. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!