Vetëvrasja e Qordjas/ SHÇBA referon në Prokurori nenin 99 të kodit penal

schedule16:12 - 3 Korrik, 2018

schedule 16:12 - 3 Korrik, 2018

Kur kanë kaluar 3 ditë nga vetëvrasja e Shkëlzen Qordjas, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, ka dorëzuar matarialet  në prokurori, duke iu referuar nenit 99 të kodit penal, pra vetëvrasje, për aq kohë sa ngjarja ende nuk ka një motiv.

Sipas SHCBA-së, janë dorëzuar në prokurori edhe rezultatet mjeko-ligjore, si dhe ekspertiza balistike e përfunduar e armës tip “MP5”, me të cilën 31-vjeçari i dha fund jetës.

Në armën gjysmë automatike u gjetën gjurmët e gishtave të viktimës, duke hedhur poshtë çdo teori tjetër mbi ngjarjen e rëndë.

Nga ana tjetër Laboratori shkencor doli në konkluzion, se edhe gëzhojat janë qitur nga e njëjta armë, ndërsa 2 nga plumbat kishin mbetur në muret e garazhit nëntokësor të Gardës së Republikës. /abcnews.al