Vettingu nuk duket proces i lehtë për Luan Kaloçin, prokuror në Apelin e Tiranës. KPK vlerësoi se prokurori kishte fshehje dhe mosjustifikim të pasurisë. Mes vlerave të deklaruara nga Kaloçi në vite binte në sy një shumë prej 5.8 milionë lekë të fituara në baste sportive.
Kalimi me sukses i procesit të Vettingut duket një sfidë e vështirë për prokurorin e Apelit Tiranë, Luan Kaloçi. Hetimi i bërë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte verejtur një sërë mospërputhjesh në të dhënat e pasurisë së prokurorit, duke ngritur dyshime për fshehje pasurie, mosdeklarim dhe deklarim të rremë.
Kështu, një apartament i prokurorit në Tiranë me sipërfaqe 145 metër katrorë ishte deklaruar me vlerën 52 mijë dollarë amerikane. Sipas KPK, nga analiza e bërë në deklarimet në vite dhe dokumentacioni i siguruar nga Komisioni kishte mospërputhje. Në vitin 2003, Kaloçi deklaronte si burgim financiar për blerjen e apartamenin shitjen e një shtëpie në Elbasan në vlerën 4 milionë lekë.
Në deklaratën Vetting të vitit 2017, ai deklaronte se e kishte blerë me kredi. Përveç kësaj, sipas KPK nuk përputhej as shifra e deklaruar e vlerës me atë të pohuar në kontratën e shit-blerjes. Sipas Komisionit në deklaratat e pasurisë të viteve 2003, 2005 dhe 2017 ka tre shifra të ndryshme për vlerën e apartamentin dhe tre sipërfqe të ndryshme për të.
KPK relatoi se në një nga deklaratat e pasurisë Luan Kaloçi kishte paraqitur si burim të ardhurash një pasuri prej 5.87 milionë lekë të fituar në bastet sportive.
Sipas hetimit administrativ, prokurori i Apelit nuk kishte deklaruar në vitin në vitin 2007 dy llogari bankare 5 mijë USD e 20 mijë euro dhe një tjetër prej 50 mijë euro në vitin 2009. Nga hetimi kishte rezultuar se Kaloçi kishte marrë një kredi për arsimin e vajzës, kur e bija ishte vetëm 15 vjeç.
Përmes avokatit të tij, Kaloçi pranoi se kishte disa lapsuse në deklaratat e tij, por mohoi të kishte fshehur pasurinë. Në lidhje me apartamentin, ai dha një shpjegim jo shumë të qartë se shitësi kishte qenë një i afërm i tij dhe se ai e kishte shfrytëzuar apartamentin para se ta blinte.
Pyetjes së përfqësuesit të ONM-së se përse kishte deklaruar në kontratë një çmim më të ulët sesa ishte blerë në të vërtetë apartamenti, prokurori tha se kjo u bë për shkak se me ligjin e kohës për blerjet mbi 2 milionë lekë kishte një takse prej 2 për qind. Luan Kaloçi kërkoi konfirmim në detyrë, ndërsa vendimi për të pritet të shpallet në 5 Korrik. /abcnews.al