Ambasadorja greke në Vlorë: Shteti grek i vëmendshëm, jo vetëm për Himarën

schedule15:12 - 26 Tetor, 2017

schedule 15:12 - 26 Tetor, 2017

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri ka shmangur komentet për replikat diplomatike me Shqipërinë për çështjen e minoritetit grek në Shqipëri. Gjatë një vizite në Vlorë, ambasadorja Eleni Sourani, ka deklaruar se shteti grek është i vëmendshëm për çka ndodh në të gjitha zonat minoritare në Shqipëri. Shteti grek është i vëmendshem jo vetëm për Himarën, deklaroi nga Vlora ambasadorja greke në Tiranë, Eleni Sourani. Ajo kërkoi garanaci për banorët e kësaj zone. “Jam këtu për një takim të mirëfilltë bashkëpunimi, me Vlorën dhe zonat e saj periferike. Jemi të interesuar për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme mes dy shteteve. Po shohim bashkëpunimet edhe me Bashkinë e Vlorës, universitetin etj. Banorët e Himarës duhet të trajtohen me kujdes të veçantë dhe asnjë projekt të mos i cenojnë këta të fundit. Shteti grek është i vëmendshëm për të gjitha zonat minoritare dhe jo vetëm Himara”. Ambasadorja greke iu shmang pyetjeve për deklaratat e Ministrise se Jashtme Greke, dhe preferoi te theksonte se ishte për herë të parë në Vlorë, ku nuk do donte të merrej me komente politike. Sourani ishte në një takim me Prefekten e Vlorës ku u diskutuan rreth projekteve të ndryshme lidhur me zonën.
https://youtu.be/g4fGsXiHXQM