Bylykbashi paralajmëron padi për akuzat mbi manipulimin e listave: Duan të krijojnë kaos

schedule18:38 - 19 Nëntor, 2020

schedule 18:38 - 19 Nëntor, 2020

Në një intervistë për gazetarin Endri Xhafo në ABC, Oerd Bylykbashi, ish deputeti i PD, njëherësh përfaqësuesi i kësaj force politike në Këshillin Politik foli për listat e zgjedhësve.

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se listat po manipulohen, pasi po bëhet zhvendosja e vendbanimit pa pasur asnjë kërkesë nga qytetarët.

Lidhur me këtë, Bylykbashi tha se kjo po bëhet për të krijuar kaos në lista. Ai theksoi se zhvendosja e vendbanimit nuk mund të bëhet pa pasur kërkesë nga qytetari. Sipas Bylykbashit një ndryshim i tillë i ndërmarrë nga qeveria nuk mund të bëhej 5 muaj para zgjedhjeve.

“Ndryshimi që i kanë bërë ligjit për gjendjen civile, ky lloj ndryshimi ishte i lidhur me Reformën Zgjedhore. Për këtë çështje kemi bërë ndryshime edhe në Kod Zgjedhor. Këto ndryshime janë përpjekje të Edi Ramës. Presidenti e ktheu mbrapsht këtë ndryshim tinëzar, që do të krijonte kaos në listat e zgjedhjeve. Kanë hequr penalitetin për shtetasit që nuk ndryshojnë vendbanimit. Pra mosdeklarimin në kohë të shtetasit. Shtetasi i Shqipërisë ka të drejtë të zgjedhje vendbanimin, i lind e drejta të deklarojë vendbanimin dhe duhet të dorëzojë dokumentet përkatës. Ky është një detyrim. Nuk është deklarativ, ligji parashikonte edhe sanksionin. Nuk e regjistrove në kohë ka penalitet. Ne e dimë që shumë shtetas nuk e kanë respektuar. Ndoshta duhej parë, por jo 5 muaj nga dita e zgjedhjeve.  

Lista e zgjedhësve ka edhe vendbanimin. Mbi bazë të kësaj përcaktohet edhe qendra e votimit. Nëse hiqet penaliteti siç e ka bërë PS do të legalizohen të gjitha ato që po shohim. Janë qindra e mijëra të atyre që shkojnë për të marrë një certifikatë dhe ata qe jetojnë në Tiranë apo Durrës e kanë gjetur veten në Himarë. Këto veprime janë vepra penale, dhe janë edhe falsifikim të lisave të zgjedhësve. Nëse unë dua të ndryshoj vendbanimin, shteti nuk ka çfarë bën. Nuk mund që as kryeministri, ministri i brendshëm, të dhënat e OSHEE, apo të dhënat nga administruesit e pallateve nuk mund të përdoren nga shteti, duhet kërkesë e shtetasit”, tha Bylykbashi.

Demokrati tha më tej se po bëhen verifikime dhe paralajmëroi edhe kallëzime penale për zyrtarët përgjegjës, pasi janë kryer transformime të pavullnetshme.

“Në momentin kur ka ndodhur transformime të pavullnetshme. Edhe dijenia nuk mjafton, duhet të bëj unë kërkesën. Nëse ne heqim penalitetin, PS, Edi Rama do të legalizojë këto transferime që janë bërë me të dhëna të marra nga OSHE, apo UKT, mesa duket administrata të caktuar në mënyrë të detyrueshme nga bashkitë po mbledhin informacion për përkatësitë politike të zgjedhësve, e gjitha kjo është e identifikueshme, KQZ ka caktuar audit dhe do të fillojnë edhe kallëzimet penale. Askush nuk do ti shpëtojë kësaj gjendje.

Ata po krijojnë një situatë për të krijuar kaos në ditën e zgjedhjeve. Kallëzime penale do të ketë ndaj zyrtarëve që janë përgjegjës. Kjo që po ndodh është ndërtuar në mënyrë kapilare, ka lënë gjurme dhe do tju priten duart. Ministri Lleshaj thotë që lista nuk ka ndryshuar. Po të kërkosh Bylykbashi ai gjendet në listën ku ka qenë gjithmonë sepse ka një kod, por Bylykbashit i është ndryshuar kodi dhe e kanë çuar në Shkodër. Drejtoria e Gjendjes Civile heq kodin dhe vendosin kodin e vet. Nëse shteti i ka transferuar gjendjen civile në Shkodër, Oerd Bylykbashi atëherë nuk voton”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!