Britania Madhe bëhet vendi i parë që njofton se për vitin 2030, do të ndalojë qarkullimi e të gjitha makinave me benzinë dhe naftë.
Vendimi u zyrtarizua nga qeveria e kryeministrit Boris Johnson brenda kuadrit të një plani me 10 pika për “një revolucion të gjelbër industrial” dhe pritet të paraqitet në Parlament.
Plani, i parashikuar nga Downing Street tregon që automjetet hibride në vend të kësaj do të vazhdojnë të qarkullojnë në vend deri në vitin 2035.
Megjithatë, ky përjashtim nuk është i mjaftueshëm për të mos krijuar mosmarrëveshje mes prodhuesve dhe shoqatave tregtare të industrisë së automobilave. l.k/abcnews.al