Futbolli çdo ditë e më shumë vazhdon të evoluojë dhe bashkë me të edhe teknologjia. VAR është risia më e re në arbitrimin e futbollit, por me siguri nuk do të jetë e fundit.
FIFA njofton se ka nisur puna për të futur një tjetër element teknologjik në futboll. Bëhet fjalë për linjën e pozicionit jashtë loje. Gjatë këtij sezoni dhe jo vetëm, edhe pse pozicionet e dyshimta janë caktuar me VAR, ka pasur gabime.
UEFA së bashku me një sërë Federatash të tjera ka propozuar automatizimin e këtyre vendimeve dhe FIFA në mbledhjen e fundit e ka pranuar. Të gjitha kompanitë, që e marrin përsipër krijimin e kësaj teknologjie do të bëjnë ofertat e tyre për FIFA dhe më pas do të nisë testimi në terren. /abcnews.al