Vetë në vilë, ish-gruaja në servis, si u zbulua kokaina në Lezhë, sytë te përgjimet

schedule13:27 - 19 Nëntor, 2020

schedule 13:27 - 19 Nëntor, 2020

Pavarësisht se ishte sinjalizuar për aksionin, policia e Lezhës ia gjeti sasinë e kokainës 50-vjecares Vera Preka. Ajo e kishte fshehur brenda lavatriçes, të cilën e kishte vënë në punë. Pas kontrollit të imtësishëm u arrit të gjendej sasia prej 1.2 kg kokainë. Droga ishte e ndarë në dy pako dhe e mbështjellë me plasmas të futura në një qese.

Kokaina u gjet në këtë servis makinash. Preka e përdorte edhe si banesë. Ish-burri jetonte në vilën ngjitur, ndërsa servisin ia kishte lënë ish-bashkëshortes pas ndarjes. Por policia ka dyshime se ata bashkëpunonin në trafikun e drogës, raporton gazetari i “ABC”-së në Lezhë, Gjergj Figuri.

Për këtë gjë, uniformat blu  kryen kontroll në banesën e Dodë Markvukajt, për të cilin gjykata kishte caktuar më herët arrest shtëpie, pikërisht për shitje droge dhe vjedhje. Por ai nuk u gjet në shtëpi çka dyshohet se ka pasur djeni për gjetjen e kokainës në servis dhe arrestimin e ish-gruas.

Policia dhe prokuroria janë në pritje të zbardhjes së përgjimeve telefonike për të zbuluar nëse ish bashkëshortët kanë pasur komunikime me njëri tjetrin. Gjithashtu hetimi është fokusuar edhe te persona të tjera që mund të kenë bashkëpunuar në këtë trafik droge./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!