Abuzimi ndaj fëmijëve, Meta kritikon drejtësinë: Nuk tolerohet, të merren masa urgjente

schedule11:36 - 19 Nëntor, 2020

schedule 11:36 - 19 Nëntor, 2020

Presidenti Ilir Meta ishte mjaft kritik sot me inistutcionet e drejtësisë për punën në lidhje me rastet e denoncimit të abuzimit ndaj fëmijëve. Në aktivitetin kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve, kreu i shtetit i kërkoi edhe qeverisë përmirësimin e politikave dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna.

Në Shqipëri sipas studimeve 76% e fëmijëve përjetojnë dhunë, thuajse 11% raporotjnë se janë viktima të ngacmimeve apo dhunës seksuale. Përgjatë dy viteve të fundit jemi tronditur mbi 65 raste të denoncuara.

Edhe pse kemi denoncim më të madh të dhunës, Shqipëria shfaq problematika dhe mangësi në kapacitete për trajtimin më profesional për krimet seksuale te fëmijët. Shërbimet janë ende larg standardeve. Është urgjente të ndërmerren të gjitha hapat për përmirësimin e politikave për mbrojtjen e fëmijëve. Të miratohet regjistri për të dënuarit për krime seksuale për të parandaluar krimet.

E patolueshme që vetëm 44% e autorëve të akuzuar për krime sekuale ndaj fëmijëve janë dënuar me vendim të formës së prerë. Kjo tregon se kemi një mospërputhje të konsiderueshme nga regjistrimi i rasteve të dhunës seksuale në polici, ndjekja penale nga prokuroria dhe dhënia e dënimit nga gjykata” deklaroi Ilir Meta.

Një mesazh për institucionet shqiptare kishte edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim. “Në Ditën Botërore për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, ne kujtojmë detyrën tonë për të krijuar një vend të sigurt për rritjen e fëmijëve. Shqipëria mund të luftojë abuzimin dhe neglizhimin e fëmijëve duke zbatuar ligjin dhe duke punuar me shoqërinë civile. Vendosni kriminelët në burg dhe lërini fëmijët të jenë fëmijë!”, shkruan Kim./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!