Putin nuk mbaron dot fjalinë, Kremlini nxiton të mohojë se ka probleme shëndetësore

schedule11:06 - 19 Nëntor, 2020

schedule 11:06 - 19 Nëntor, 2020

Kremlini u detyrua të mohojë që Vladimir Putin kishte probleme shëndetësore të mërkurën pasi ai po kolliste pa pushim gjatë një takimi.

Sipas Daily Mail, presidenti rus, 68 vjeç, u përpoq të mbaronte fjalimin e tij ndërsa  po fliste për problemet financiare të shkaktuara nga COVID-19.


Por  videoja u redaktua më vonë në mënyrë që Putin të mos dukej se kishte probleme shëndetësore, në një version të postuar nga zyra e tij. Agjencia shtetërore e lajmeve TASS e ka pyetur Kremlinin në lidhje me shëndetin e Putin dhe tha se ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

“Presidenti kërkoi falje dhe vazhdoi takimin”, sipas deklaratës të agjencisë.

Në krahasim me udhëheqësit e tjerë botërorë si Boris Johnson dhe Donald Trump, Putin deri më tani ka arritur të shmangë infektimin me Covid-19. Pavarësisht se Rusia ka dy vaksina në dispozicion – njëra e testuar nga vajza e tij Katerina, 34 – presidenti ende nuk është vaksinuar.

Putin ka qëndruar më shumë në izolim pas frikës në prill kur ai pati kontakte me një mjek të infektuar në një klinikë të Moskës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!